Falë mbështetjes së @atdalbania, bashkëpunimit të ngushtë mes GIZ Shqipëri dhe Bashkisë së Tiranës, është integruar me sukses furnizimi me të dhëna GTFS-RT (Real-Time General Transit Feed Specification). Kjo është një arritje e rëndësishme që tashmë po përdoret edhe nga Google Transit për të ofruar informacion më të saktë dhe në kohë reale për pasagjerët.
Të dhënat GTFS-RT do të përmirësojnë ndjeshëm planifikimin e udhëtimeve dhe kohën e mbërritjes së autobusëve, duke ndihmuar mijëra qytetarë që lëvizin çdo ditë në kryeqytet. Përveç kësaj, këto të dhëna do të shfrytëzohen edhe për menaxhimin dhe optimizimin e cilësisë së shërbimit të transportit publik në Tiranë.
Aktualisht, bashkëpunimi me partnerët është duke u zgjeruar për të sjellë informacion në kohë reale edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, me qëllim modernizimin e gjithë sistemit të transportit publik në vend.
Kjo nismë synon të rrisë efikasitetin dhe kënaqësinë e pasagjerëve, duke sjellë një përvojë më të mirë dhe më transparente në përdorimin e shërbimeve publike të transportit.