Në një bisedë të hapur dhe të ndjerë në Podcastin e Suksesit, Edisa Leçini, themeluese e EDISS Bio Care, solli një reflektim të fuqishëm mbi jetën dhe rolin e gruas shqiptare.
Ajo theksoi se shumë gra sakrifikojnë rininë, ëndrrat dhe madje edhe shëndetin e tyre vetëm për të ruajtur një familje, jo gjithmonë si akt dashurie, por shpesh si pasojë e besimeve të gabuara të trashëguara, se vlera e gruas matet nga aftësia për të duruar, heshtur dhe pranuar gjithçka, vetëm që “shtëpia të mos prishet.”
Mesazhi i saj ishte i qartë:
“Një grua e lodhur, e thyer dhe e pakënaqur nuk mund të ndërtojë një familje të lumtur. Kur gruaja zgjedh veten, ajo nuk humbet familjen… ajo fiton veten dhe u jep më të dashurve të saj versionin më të mirë të saj.”
Ky është edhe filozofia që frymëzon EDISS Bio Care, investimi në vetvete nuk është egoizëm, por një akt dashurie që ndikon pozitivisht tek të gjithë rreth nesh.
Edisa Leçimi, themeluesja e Ediss Bia Care, gjatë bisedës ndau edhe disa nga produktet e linjës së saj, të krijuara në bashkëpunim me një elitë kimistësh grekë dhe të bazuara në përbërës natyralë, me standarde të larta cilësie:
Vitamin C Serum, ndriçon tonin e lëkurës, zbeh njollat e errëta, lufton shenjat e plakjes dhe hidraton thellë, duke i dhënë një shkëlqim natyral lëkurës. Formula e lehtë përthithet shpejt dhe është e përshtatshme për çdo tip lëkure.
Hair Elixir, sekret për flokë të dendur, të gjatë dhe të shëndetshëm. Ndërpret rënien e flokëve, stimulon rritjen, riparon majat e dëmtuara dhe mbron nga nxehtësia e pajisjeve elektrike dhe dielli, duke shtuar volum, butësi dhe shkëlqim.
SPF 50 Bio Care, krem mbrojtës me vitaminë E, formulë bio dhe mbrojtje të fortë UVA/UVB, që e mban lëkurën të hidratuar, të mbrojtur dhe të freskët gjatë gjithë ditës.
Një rrugë drejt kujdesit dhe zhvillimit
Për Edisën, kujdesi për trupin dhe lëkurën nuk është thjesht pamje e jashtme – është pjesë e një udhëtimi më të thellë shpirtëror. Në bisedë, ajo tregoi se përmes dhimbjes ne rritemi, dhe se njohja e shpirtit kërkon guxim dhe vullnet për të mos lejuar trurin të na kufizojë. Me një qasje pozitive dhe manifestim të qëllimeve, mund të ndryshojmë rrjedhën e jetës sonë.