Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Fëmijët që flasin shumë, por nuk arrijnë të bisedojnë

Nga Laurena Brako Jusufi, logopede dhe drejtuese e Dyslexia Center

Ka fëmijë që flasin pa ndërprerje, por kjo nuk do të thotë se dinë të zhvillojnë një bisedë.

Të komunikosh nuk do të thotë vetëm të kesh një fjalor të pasur apo të ndërtosh fjali të sakta. Biseda kërkon aftësi të tjera që fëmijët duhet t’i mësojnë dhe t’i zhvillojnë: të presin radhën, të qëndrojnë në temë, të japin informacionin e nevojshëm dhe ta përshtatin bisedën sipas bashkëbiseduesit.

Për shembull, një fëmijë mund ta nisë një histori nga mesi, pa shpjeguar se për kë po flet apo çfarë ka ndodhur më parë. Si rezultat, dëgjuesi mund ta humbasë fillin e bisedës, edhe pse fëmija ka shumë për të treguar.

Kjo aftësi quhet përdorimi social i gjuhës dhe vlerësohet veçmas. Ajo nuk zhvillohet domosdoshmërisht vetëm duke pasuruar fjalorin apo duke mësuar fjalë të reja.

Sepse të flasësh dhe të komunikosh janë dy aftësi të ndryshme. Dhe një fëmijë mund të ketë shumë për të thënë, por të ketë nevojë për ndihmë që të mësojë si ta ndajë atë me të tjerët.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.