Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Tronditje në Finlandë, deputetja pranon se ka punuar si prostitutë që 16 vjeçe

Deputetja e njohur finlandeze, Anna Kontula, ka befasuar opinionin publik duke zbuluar se ka punuar si eskortë që në moshën 16-vjeçare. Ajo ka treguar se vendimi erdhi si rezultat i vështirësive financiare dhe një kureshtjeje personale, duke e cilësuar atë si një zgjedhje “racionale” në atë kohë.
Përvoja e saj në industrinë e seksit zgjati me ndërprerje për gati dy dekada, duke u rikthyer edhe pas divorcit të parë. Sipas Kontulës, kjo periudhë e jetës së saj e ndihmoi të formonte qasje të hapura dhe të drejtpërdrejta, të cilat më pas ndikuan edhe në rrugëtimin e saj politik.
Sot ajo po shërben në mandatin e katërt si deputete, por ka paralajmëruar se nuk do të kandidojë më. Gjatë gjithë karrierës së saj ka qenë një nga zërat më të fortë në mbrojtje të të drejtave të punonjësve të seksit, duke e cilësuar punën seksuale si një profesion që duhet parë me të njëjtin respekt si çdo punë tjetër.
Megjithatë, dalja e saj publike ka ndezur polemika të forta. Kritikët theksojnë se normalizimi i prostitucionit mund të ketë pasoja negative për shoqërinë, duke e konsideruar të gabuar ta trajtosh thjesht si një punë si gjithë të tjerat.
Ky rrëfim i rrallë nga një figurë politike e lartë ka tronditur opinionin publik në Finlandë dhe ka hapur një debat të gjerë mbi moralin, ligjin dhe perceptimin shoqëror ndaj punës seksuale.
0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.