Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Si ta përdorim kondicionerin në mënyrë të shëndetshme gjatë verës

Në ditët përvëluese të verës, shumë prej nesh tundohen ta ulin temperaturën e kondicionerit sa më shumë të jetë e mundur, në përpjekje për të gjetur pak freski. Por a është kjo zgjidhja më e mirë për organizmin dhe vetë kondicionerin?

Në fakt, ekzistojnë disa teori për temperaturën ideale të brendshme gjatë verës, por ajo që shpesh anashkalohet është ndikimi i lagështirës në ndjesinë reale të nxehtësisë. Edhe pse termometri mund të tregojë një temperaturë të caktuar, lagështira mund ta bëjë ajrin të ndihet më i rëndë dhe më i nxehtë.

Rregulli i artë që rekomandohet nga ekspertët është që temperatura brenda shtëpisë të jetë rreth 8-10 gradë më e ulët se ajo e jashtme. Kështu, nëse jashtë janë 35-36 gradë Celsius, në ambientet e brendshme temperatura duhet të qëndrojë rreth 25-26 gradë. Ky është një ekuilibër i shëndetshëm për trupin dhe për pajisjen.

Nëse temperatura vendoset shumë më poshtë, jo vetëm që mund të rrezikoni probleme shëndetësore si dhimbje fyti, muskuj të tendosur apo ftohje të papritura, por edhe vetë kondicioneri do të mbingarkohet. Kjo e bën më pak efikas dhe rrit konsumin e energjisë. Ndaj, në vend që të “akullojmë” shtëpinë, le të synojmë freskinë me maturi.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use