Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Stine: Momenti i parë i suksesit nuk harrohet kurrë. Familja është busulla ime

Në një rrëfim të sinqertë dhe plot maturi në podcastin Success Made in Albania, këngëtari i dashur për publikun, Stine (Nesti Duka), ndau disa nga momentet më të veçanta të rrugëtimit të tij artistik.

Me një karrierë që nisi që në moshën 17-vjeçare, Stine kujton me emocion çastin kur fitoi çmimin e parë në një festival për të rinj. “Sa herë kthehem pas në kohë, dua të ndalem te ai moment i parë. Nuk harrohet,” tha ai me një buzëqeshje që tregonte se edhe pas gjithë këtyre viteve, emocionet e fillimit nuk janë zbehur.

Por suksesi për të nuk ka ardhur rastësisht. Në qendër të rrëfimit të tij ishte familja – jo vetëm si mbështetje morale, por si themel dhe orientim në çdo hap të karrierës. “Çdo sukses i këtij që jam sot, e kam nga familja dhe edukimi që më kanë dhënë,” theksoi Stine, duke ndarë edhe një mesazh për prindërit:

“Kaloni kohë cilësore me fëmijët tuaj. Luani me ta. Mos kini frikë t’u thoni ‘jo’. Edhe kjo është formë dashurie dhe edukimi.”

I njohur për hitet që kanë lënë gjurmë në skenën muzikore shqiptare, Stine po përgatitet të publikojë albumin e tij të ri, një projekt që premton të sjellë energji të reja dhe një tingull të rafinuar për adhuruesit e tij.

Në bisedë, ai preku edhe temën e largimit nga politika, duke e konsideruar këtë një zgjedhje të vetëdijshme:

“Dua që njerëzit të më duan për muzikën që bëj, jo për ndonjë forcë politike. Më intereson arti, jo propaganda.”

Sot, përveçse një artist i afirmuar, ai është edhe themeluesi i Stine Records Studio, një nga studiot më të suksesshme në Shqipëri, ku promovohen dhe mbështeten talente të rinj.

Ky podcast nuk ishte thjesht një intervistë, por një udhëtim reflektues për të kuptuar çfarë e bën një artist të vërtetë: talenti, edukimi, dhe mbi të gjitha, rrënjët familjare.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use