Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Gjermania mes vendeve me përqendrimin më të lartë të pasurisë

Gjermania renditet e treta në botë për numrin e personave me pasuri mbi 100 milionë dollarë, të njohur si “super të pasur” ose UHNWI (Ultra High Net Worth Individuals). Sipas raportit “Global Wealth Report 2025” nga Boston Consulting Group (BCG), aktualisht në vend jetojnë rreth 3.900 super të pasur, të cilëve vetëm në një vit iu janë shtuar edhe 500 të tjerë, me një rritje pasurie prej 16%.

Këta individë zotërojnë thuajse 3 trilionë dollarë, që përbëjnë 27% të pasurisë financiare të përgjithshme në Gjermani. Pasuria kombëtare gjermane vlerësohet në 22,9 trilionë dollarë, ku 11,1 trilionë janë pasuri financiare (depozita, aksione, fonde pensioni, para në dorë) dhe 11,8 trilionë janë pasuri të patundshme ose investime reale.

Organizata Oxfam ka ngritur shqetësimin se përqendrimi i pasurisë po rritet në mënyrë të pabarabartë. Ajo thekson se 71% e pasurisë së miliarderëve gjermanë është e trashëguar, në krahasim me një mesatare globale prej 36%. Oxfam paralajmëron se ky trend kërcënon barazinë sociale dhe pengon mundësitë për zhvillim të drejtë ekonomik.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use