Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Fillon zbatimi i “Paketës së Maleve” – Tokë shtetërore me 1 euro për investitorët

Qeveria ka nisur zbatimin e nismës “Paketa e Maleve”, me synimin për të zhvilluar zonat malore përmes lehtësive për investitorët. Bashkitë janë të detyruara të identifikojnë dhe propozojnë zonat me potencial për zhvillim ekonomik, turistik apo industrial. Propozimet do të shqyrtohen nga Këshilli i Ministrave për t’u shpallur zona zhvillimi.

Procesi përfshin ngritjen e grupeve të punës brenda bashkive për hartëzimin e zonave dhe verifikimin e pronësisë në bashkëpunim me Kadastrën. Gjithashtu, do të analizohen kërkesat nga subjekte të interesuara që kanë shprehur interes për të investuar në këto territore përmes platformës digjitale përkatëse.

Për të përfituar, investitorët duhet të kenë përdorur tokën shtetërore për të paktën 10 vjet dhe të mos ketë mbi të pretendime nga palë të treta, mos të jetë tokë publike e patjetërsueshme apo objekt i ligjit të kompensimit për ish-pronarët. Nëse përmbushen këto kushte dhe projekti miratohet, investitorët mund të blejnë tokën me një çmim simbolik prej 1 euro dhe në fund të përfitojnë certifikatën e pronësisë.

Ndërkohë, për 500 investitorët e parë që përfshihen në këtë skemë, është parashikuar edhe një paketë stimujsh fiskalë, detajet e të cilës do të përcaktohen me akte të veçanta nënligjore. Kjo nismë synon të sjellë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në zonat malore të vendit.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use