Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Evropa përballet me një valë të re të nxehti ekstrem, alarm në disa shtete

Një tjetër valë intensive të nxehti ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës, duke detyruar shumë vende të shpallin alarme të nivelit të lartë për shkak të temperaturave të rrezikshme. Situata është veçanërisht e rënduar në Itali, Francë, Spanjë, Portugali dhe në vendet e Ballkanit.

Në Itali, autoritetet shëndetësore kanë vendosur mbi 20 qytete, përfshirë Romën dhe Venecian, në “alarm të kuq” për fundjavën, për shkak të valës së të nxehtit që paraqet rrezik për të gjithë popullsinë. Vendi vazhdon të mbajë rekordin për temperaturën më të lartë në kontinent, 48.8°C të regjistruara në vitin 2021.

Franca ka shpallur “alarm portokalli” në katër rajone mesdhetare, ndërsa 14 rajone në total janë nën vëzhgim për shkak të motit ekstrem. Temperaturat pritet të arrijnë deri në 39°C dhe netët do të jenë të nxehta për shkak të ngrohjes së ujërave të Mesdheut.

Në Spanjën jugore, termometri pritet të ngjitet deri në 42°C, veçanërisht të dielën dhe të hënën, ndërsa netët do të jenë të vështira për shkak të temperaturave që nuk bien nën 25°C. Edhe Portugalia do të përballet me të njëjtën situatë, me 42°C të parashikuara në Lisbonë dhe rrezik të lartë për zjarre në natyrë.

Në rajonin e Ballkanit, temperaturat po rriten ndjeshëm. Në Serbi, janë regjistruar deri në 39°C, me paralajmërime nga autoritetet për kujdes të shtuar. Pritet që vala e të nxehtit të vijojë në ditët në vijim edhe në pjesë të tjera të rajonit.

Ekspertët theksojnë se kjo valë është ndër më të hershmet dhe më intensive të dekadave të fundit, me ndikime të menjëhershme në shëndetin publik, bujqësi dhe ekosistem. Rritja e temperaturave po shihet si një tjetër shenjë e krizës klimatike që po prek kontinentin gjithnjë e më shpesh.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use