Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Toska Trading Group – Historia që nisi nga një pyetje e thjeshtë

Elsa Toska, themeluese e Toska Trading Group, rrëfen historinë e saj të veçantë se si lindi ideja për të hyrë në botën e biznesit. Gjithçka nisi nga një bisedë e thjeshtë me vajzat e saj, të cilave u këshillonte se pasi të bëheshin profesioniste, duhej të mendonin për një biznes të tyren. Një ditë, ato e pyetën: “Po ti çfarë biznesi ke që na thua këtë?”
Ky moment u kthye në pikën e kthesës për Elsën, e cila kuptoi se gjithë rrugëtimi i saj profesional deri atëherë kishte qenë në funksion të të tjerëve dhe jo për të.

Nuk nisi si një biznes, por si një vendim pas një periudhe të gjatë. Fëmijëve nuk duhet t’u themi ‘bëj këtë ose atë’, por duhet të jemi shembull në veprimet tona” – thotë Toska.

Guxim, përvojë dhe rrugëtimi drejt sipërmarrjes

Për Elsën, sipërmarrja është një proces që ndërtohet hap pas hapi. Ajo beson se 50% e suksesit vjen nga aftësitë personale, ndërsa 50% tjetër fitohen gjatë rrugës përmes përvojës.
“Përvoja më ndihmoi të ngre biznesin. Duhet guxim mbi të gjitha, sepse rruga është plot sfida. Sipërmarrës nuk lind, por bëhesh” – thekson ajo.

Toska Trading Group – Cilësia mbi gjithçka

Toska Trading Group operon në fushën e produkteve për interior design, duke sjellë në treg materiale të përzgjedhura dhe duke edukuar klientët mbi rëndësinë e cilësisë dhe dizajnit.
Sipas saj, “çdo dizajn i mirë nuk është rastësi. Profesionistët sjellin informacion, kulturë të re dhe standarde të larta. Ne nuk bëjmë kompromis me cilësinë. Me çmimin ndoshta po, por me cilësinë asnjëherë.”

Kompania ka bashkëpunuar me marka si Fenix, duke sjellë eksperiencë dhe produkte që bëjnë diferencën në tregun shqiptar. Për Elsën, projekti i mirë është rezultat i një procesi të gjatë pune, që ndërton standarde të reja dhe sjell zgjidhje konkrete për klientin.

Ne nuk i shesim thjesht produkte, por ofrojmë zgjidhje. Tregu nuk edukohet për një ditë apo dy, por përmes punës së vazhdueshme dhe shembujve konkretë” – shprehet Toska.

Mesazhi i saj për të rinjtë

Elsa Toska e mbyll me një reflektim të vlefshëm për këdo që mendon të nisë një rrugëtim të ngjashëm:
Mos i tregoni fëmijëve vetëm me fjalë, tregojuni me shembull. Sepse sipërmarrja nuk është teori, është një udhëtim që bëhet duke ecur.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use