Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Historia e Monika Hysenbegasit/ 10 vite Dar Dor: Pasioni që u kthye në profesion

Monika Hysenbegasi, e ftuar në “Podcastin e Suksesit” nga Xhulio Radi, ndau rrugëtimin e saj unik nga arsimi drejt botës së eventeve. Për 28 vite me radhë ajo ka punuar si mësuese, duke e konsideruar këtë profesion si një thesar për jetën e saj. “Fëmijët më kanë mësuar të jem e butë, e drejtë dhe një shok për ta,” – rrëfen Monika, duke treguar lidhjen e fortë që ka ndërtuar me gjenerata të tëra nxënësish.

Megjithatë, pasioni për artin dhe dëshira për të bërë diçka më shumë e shtynë drejt një rruge të re. Fillimisht ishte pjesë e grupeve që organizonin aktivitete, derisa një mik e bindi të formonte një grup me animacione. Me ndihmën e miqve, më 29 gusht 2015, Monika për herë të parë doli në skenë, duke përjetuar emocionin e parë të suksesit në një fushë krejt tjetër.

Kështu lindi Dar Dor Event, e cila fillimisht kishte vetëm 2-3 personazhe dhe disa ide me tullumbace. Por me kalimin e kohës, gjithçka u zgjerua: personazhet u shtuan, produktet u pasuruan, dhe Monika nisi të shndërrohej në një “event planner” të plotë. “Më kujtohet eventi i parë – njerëzit na ndiqnin me shumë vëmendje dhe kishin etje të na shikonin. Ishte një fillim që nuk do ta harroj kurrë,” – kujton ajo.

Në pak vite, nga një hobi i kthyer në punë të dytë, Dar Dor u shndërrua në një emër të njohur të organizimit të eventeve, duke kaluar nga festa për fëmijë në organizimin e dasmave dhe ngjarjeve madhështore për të rritur. “Nuk u shkëputa nga arsimi sepse nuk e doja, por sepse doja të bëja diçka më shumë,” – thotë Monika, duke theksuar se rrugëtimi i saj ishte një përzierje pasioni, rastësie dhe vendosmërie.

Sot, pas 10 vitesh eksperiencë në këtë fushë, Monika sheh me krenari rrugën e përshkuar. Nga një mësuese që frymëzonte brezat e rinj, ajo u bë një profesioniste që krijon kujtime dhe emocione të paharrueshme për të tjerët. Historia e saj është dëshmi se, kur e do fort diçka, ajo kthehet në realitet.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.