Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

“Protesta nuk ka organizator, qytetarët po dalin për hallet e tyre”, Inxhinieri Azmer Duleviç: Duhet të ndryshojmë mendësinë që partia është shteti

Në episodin e fundit të podcastit “Me Jonën”, i ftuari, inxhinieri Azmer Duleviç, ndau pikëpamjet e tij mbi protestat qytetare, problematikat urbane dhe sfidat sociale në Shqipëri.
Duleviç u shpreh se pjesëmarrja e tij në protestë nuk lidhet me interesa politike, por me shqetësime konkrete të jetës së përditshme, si mungesa e hapësirave publike, parkimi, kushtet për fëmijët dhe cilësia e jetesës në qytet.
Sipas tij, protesta duhet të shihet si një mjet demokratik për të ngritur zërin ndaj problematikave që prekin qytetarët dhe jo si një përplasje mes forcave politike.
“Kam dalë si qytetar, si prind dhe si banor i këtij vendi. Nuk kam dalë për vëmendje apo për politikë, por për gjëra bazike që duhet t’i ketë çdo vend normal”, u shpreh ai.
Gjatë bisedës, Duleviç ngriti shqetësime edhe për arsimin, punësimin e të rinjve, sistemin e meritokracisë dhe emigracionin, duke theksuar se mungesa e perspektivës po i shtyn shumë të rinj të largohen nga vendi.
Ai theksoi gjithashtu se protestat duhet të mbeten qytetare dhe të mos personalizohen.
“Qytetarët duhet të dalin për problemet e tyre. Nëse nuk reagojmë sot, nesër mund të jetë vonë”, deklaroi ai.
Në fund, Duleviç bëri thirrje për më shumë angazhim qytetar dhe për një ndryshim të kulturës politike, duke nënvizuar se institucionet duhet të funksionojnë përmes rregullave dhe jo përmes njohjeve personale.
0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.