Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Hapen regjistrimet online për klasën e parë dhe të dhjetë (AFATI)

Prej ditës së sotme, 6 korrik, ka nisur procesi i aplikimeve për regjistrimin e nxënësve në klasën e parë dhe klasën e dhjetë për vitin shkollor 2026–2027, përmes portalit eAlbania. Prindërit do të kenë mundësi të kryejnë aplikimin deri më 31 korrik. 
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u bëri thirrje prindërve që të respektojnë afatet dhe procedurat e përcaktuara, duke theksuar se regjistrimet në kohë ndihmojnë bashkitë dhe zyrat vendore të arsimit në organizimin dhe planifikimin e vitit të ri shkollor. 
Në mesazhin e saj, ministrja nënvizoi se një rëndësi të veçantë ka regjistrimi i fëmijëve që hyjnë për herë të parë në klasën e parë, si edhe i nxënësve që përfundojnë arsimin 9-vjeçar dhe kalojnë në klasën e dhjetë. Ajo u kërkoi prindërve të ndjekin udhëzimet e publikuara në platformën eAlbania dhe të regjistrojnë fëmijët në shkollat që u përkasin sipas vendbanimit. 
Sipas Kumbaros, respektimi i këtyre rregullave është i domosdoshëm për një organizim sa më të mirë të procesit mësimor, ndarjen e klasave dhe planifikimin e nevojave nga institucionet vendore të arsimit. 
Portali eAlbania do të jetë i hapur deri më 31 korrik për regjistrimet në klasën e parë, gjimnaz dhe shkollat e mesme të orientuara. 
Ndërkohë, regjistrimet për nxënësit që zgjedhin gjimnazin me kohë të pjesshme do të vijojnë deri më 11 shtator, ndërsa ata që synojnë të ndjekin arsimin profesional mund të aplikojnë përmes eAlbania deri më 30 shtator.
0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.