Sergio Alberti dhe Admir Daca shpjegojnë në një video të re çfarë sjell bashkëpunimi i tyre për klientin
IA VLEN dhe Keller Williams Albania Luxury kanë nisur një bashkëpunim të ri, i cili synon të sjellë pranë investitorëve informacion dhe mundësi për projekte të përzgjedhura në tregun e pasurive të paluajtshme. Në një video të re, Sergio Alberti, Drejtor i Keller Williams Albania Luxury, dhe Admir Daca, themelues i platformës IA VLEN, shpjegojnë çfarë sjell ky bashkëpunim konkretisht për klientin.
Dy ide që bashkohen
Sipas Albertit, bëhet fjalë për dy ide që bashkohen. Keller Williams është agjencia më e madhe e pasurive të paluajtshme në botë dhe përfaqësohet në Shqipëri nga Keller Williams Albania dhe Albania Luxury, të cilat tani e bëjnë këtë edhe përmes platformës IA VLEN.
Para-miratimi i kredisë
Alberti e ka cilësuar IA VLEN një ide gjeniale për të marrë kredi, por mbi të gjitha për mundësinë e para-miratimit të kredisë për të blerë shtëpi. Sipas tij, kush dëshiron të blejë një shtëpi dhe të marrë një kredi mund ta marrë para-miratimin e kredisë përpara se të nënshkruajë kontratën, përmes IA VLEN. Kështu, shtëpia blihet pa stres, sepse blerësi e di paraprakisht që kredia është miratuar.
Mision: vendime më të informuara
Platforma IA VLEN ka si mision t’i ndihmojë qytetarët të marrin vendime më të informuara, duke i afruar me ekspertë dhe profesionistë të vërtetë dhe duke u ofruar informacion të qartë e transparent. Bashkëpunimi me Keller Williams Albania Luxury synon të krijojë një urë lidhëse mes investitorëve dhe projekteve të përzgjedhura, në një treg ku informimi dhe vlerësimi profesional janë thelbësorë për çdo vendim financiar.
Kush është Sergio Alberti
Kujtojmë se Sergio Alberti është i pranishëm në fushën e pasurive të paluajtshme që nga viti 1984 dhe është drejtor i Keller Williams Albania Luxury. Keller Williams është rrjeti më i madh në botë. Sipas Albertit, Shqipëria është aktualisht një super mundësi, por ai mund t’i ndjekë klientët edhe për tregje të tjera në botë.