IA VLEN dhe Keller Williams Albania Luxury kanë nisur një bashkëpunim të ri, i cili synon të sjellë pranë investitorëve informacion dhe mundësi për projekte të përzgjedhura në tregun e pasurive të paluajtshme.
Marrëveshja u prezantua në një video të përbashkët nga themeluesi i platformës IA VLEN, Admir Daca, dhe Sergio Alberti, Drejtor i Keller Williams Albania Luxury, ku të dy shpjeguan mënyrën se si do të funksionojë ky bashkëpunim.
Sipas Sergio Albertit, bashkëpunimet mes kompanive krijojnë mundësi për rritje dhe zhvillim, duke sjellë njëkohësisht alternativa të reja për investitorët.
Përmes kësaj marrëveshjeje, synohet që publiku të ketë akses në informacione mbi projekte të përzgjedhura, të prezantuara me mbështetjen e profesionistëve të fushës.
Platforma IA VLEN ka si mision të ndihmojë qytetarët të marrin vendime më të informuara, duke i afruar me ekspertë dhe profesionistë të vërtetë dhe duke u ofruar informacion të qartë e transparent.
Ky bashkëpunim synon të krijojë një urë lidhëse mes investitorëve dhe projekteve të përzgjedhura, në një treg ku informimi dhe vlerësimi profesional janë thelbësorë për çdo vendim financiar.