Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

“Mos kërko rrugën e shpejtë”, mesazhi i fortë i Maksim Alidinit për të rinjtë në ‘Podcast me Jonën’ (VIDEO)

Në një bisedë të drejtpërdrejtë dhe pa filtra në “Podcast me Jonën”, aktori dhe skenaristi Maksim Alidini ka ndarë disa nga mendimet më të forta mbi suksesin, të rinjtë dhe realitetin shqiptar sot.
I njohur për filmin Me Fat, i cili u prit shumë mirë nga publiku dhe solli në ekran histori të prekshme nga jeta reale, Alidini theksoi se suksesi nuk ka lidhje me rrugët e shpejta apo “fatin e rastësishëm”, por me punën dhe përgatitjen.
“Kur suksesi të vjen pa qenë i përgatitur, nuk di as ta mbash dhe as ta shijosh,” – u shpreh ai gjatë bisedës.
Një nga pikat më interesante të intervistës ishte mënyra si ai e sheh kritikën. Sipas tij, jo çdo mendim është kritikë e vlefshme, por kur ajo është e argumentuar, të çon përpara.
“Nëse dikush të thotë thjesht ‘s’më pëlqen’, nuk është kritikë. Më thuaj pse, që të përmirësohem.”
Alidini ngriti shqetësimin për një fenomen që po përhapet gjithnjë e më shumë: dëshira për sukses të menjëhershëm pa përpjekje. Ai theksoi se askush nuk do ta ndërtojë jetën për ty dhe se përgjegjësia personale është çelësi për çdo arritje.
“Shumë të rinj sot duan rrugën e shpejtë. Por rruga më e sigurt është ajo ku punon, lodhesh dhe rritesh.”
Duke folur për pasionin e tij për boksin, ai hodhi poshtë mitin se sportet luftarake të bëjnë agresiv. Sipas tij, sporti është një nga mënyrat më të mira për të ndërtuar disiplinë dhe për të njohur veten.
“Të mësojnë vetëkontrollin. Janë më shumë sport mendor sesa fizik.”
Një tjetër dimension i rëndësishëm i bisedës ishte besimi. Alidini e cilësoi atë si një shtyllë kyçe për të ruajtur ekuilibrin në jetë.
“Njeriu duhet ta kërkojë Zotin si kur është keq, ashtu edhe kur është mirë.”
Për aktorin, familja mbetet baza më e fortë e njeriut.
“Janë të vetmit që të duan pa interes.”
Me anë të kësaj bisede Maksim Alidini rikujton se rruga e vërtetë drejt suksesit kalon nga puna, durimi dhe mbi të gjitha, nga formimi si njeri.
0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.