Ministria e Arsimit ka miratuar kalendarin zyrtar për vitin shkollor 2026-2027, duke përcaktuar datat kryesore të procesit arsimor, përfshirë fillimin dhe përfundimin e mësimit, pushimet shkollore dhe zhvillimin e provimeve kombëtare.
Sipas kalendarit të publikuar, nxënësit do t’i rikthehen bankave të shkollës më 14 shtator 2026, ndërsa viti shkollor do të mbyllet më 18 qershor 2027.
Për nxënësit e klasave të dymbëdhjeta, mësimi do të përfundojë më herët, konkretisht më 4 qershor 2027, për t’u lënë kohë përgatitjeve dhe zhvillimit të Provimeve të Maturës Shtetërore.
Ministria thekson se kalendari përfshin të gjithë organizimin e vitit akademik, duke specifikuar periudhat e pushimeve, afatet e provimeve kombëtare dhe orientimet për zhvillimin normal të procesit mësimor në të gjitha institucionet arsimore të vendit.