Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Shkarko IA VLEN

View All

Success Made In Albania

Sipermarrje, arritje, sukses, biseda

View All

Në këtë numër të Thank You Magazine, do të gjeni histori personale, mesazhe frymëzuese dhe këshilla që na ndihmojnë të kuptojmë më mirë veten dhe të tjerët. Geri Trebicka rrëfen përvojën e dhimbshme të bullizmit nga mësuesja e tij dhe pasojat që la kjo përvojë në jetën e tij. Uerda Piri, instruktore Pilatesi, na motivon të mos e shtyjmë për nesër kujdesin për veten, ndërsa në kuadër të Tetorit Rozë, sjellim mesazhin se ka jetë përtej frikës. Në rubrikën Fëmijët në Fokus, Laurena Brako Jusufi na njeh me peshën e padukshme emocionale të disleksisë, ndërsa poezia e Platin Rrapit na fton të ndalemi dhe të reflektojmë. Ky numër sjell gjithashtu një vështrim mbi rëndësinë e informimit dhe vendimmarrjes së përgjegjshme financiare. Ekspertet e ekonomisë Romina Radonshiqi dhe Enea Rekaj këshillojnë qytetarët të krahasojnë ofertat dhe të marrin vendime të informuara përmes platformës IA VLEN, e cila synon të jetë në krah të çdo qytetari. Një hapësirë të veçantë i kushtojmë edhe Success Made in Albania, duke treguar pse lindi nevoja për një media që promovon histori pozitive, suksese dhe njerëz që frymëzojnë. Sepse ne besojmë se historitë që tregojmë kanë fuqinë të ndërgjegjësojnë, të motivojnë dhe të sjellin ndryshim.