Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

5 gjëra që duhet të kontrollosh para se të marrësh kredi

Mos shiko vetëm interesin. Shfleto përpara se të firmosësh.

Një kredi mund të të ndihmojë të realizosh një plan të rëndësishëm, qoftë një shtëpi, një makinë, një biznes apo një shpenzim të paparashikuar. Por është edhe një angazhim që do të jetë pjesë e buxhetit tënd për muaj apo vite me radhë. Prandaj ia vlen t’i kushtosh kohë vendimit.

Një ofertë që duket tërheqëse në reklamë nuk është domosdoshmërisht ajo që përshtatet me nevojat e tua. Edhe një këst më i ulët mund të vijë me një afat më të gjatë dhe me më shumë para të paguara në fund.

Para se të nënshkruash, bëj pyetje, kërko sqarime dhe merr kohën që të duhet për t’i kuptuar përgjigjet. Më poshtë janë pesë pika që të ndihmojnë ta nisësh këtë proces me më shumë siguri.

1. Kostoja e plotë: sa do të paguash gjithsej?

Pyetja më e rëndësishme nuk është “sa është kësti?”, por “sa do të paguaj gjithsej deri në fund?”

Për ta kuptuar këtë, kërko:

  • Normën efektive të interesit (NEI), që përfshin jo vetëm interesin nominal, por edhe kostot e tjera të lidhura me kredinë.
  • Shumën totale për t’u paguar, pra çfarë do të kesh kthyer në bankë ose institucion kur të mbarojë kredia.

Dy oferta me të njëjtin interes nominal mund të kenë kosto reale shumë të ndryshme. NEI e bën krahasimin të ndershëm.

2. Kësti mujor: a e përballon buxheti yt?

Një këst që duket i ulët sot mund të bëhet barrë nëse nuk i ke llogaritur mirë shpenzimet e tjera.

  • Llogarit shpenzimet dhe detyrimet e tjera mujore: qira, fatura, ushqim, transport, kredi të tjera.
  • Lër hapësirë për të papriturat. Një muaj me shpenzime të paplanifikuara nuk duhet ta çojë buxhetin në vështirësi.

Një rregull i mirë: mos e planifiko kredinë në kufirin e fundit të asaj që mund të paguash.

3. Interesi: fiks apo i ndryshueshëm?

Lloji i interesit ndikon drejtpërdrejt në atë që do të paguash gjatë viteve.

  • Interesi fiks mbetet i njëjtë gjatë periudhës së caktuar, ndaj kësti është më i parashikueshëm.
  • Interesi i ndryshueshëm mund të rritet ose të ulet sipas kushteve të tregut.

Pyet qartë: kur mund të ndryshojë norma dhe si ndikon kjo te kësti? Një ndryshim i vogël në përqindje mund të ndryshojë ndjeshëm shumën që paguan çdo muaj.

4. Tarifat shtesë: çfarë paguan përveç interesit?

Interesi nuk është i vetmi kosto e një kredie. Kontrollo me kujdes:

  • Komisionet, si ato të aplikimit, administrimit apo shqyrtimit;
  • Sigurimet, nëse kërkohen dhe sa kushtojnë;
  • Kostot e llogarisë, kur kërkohet hapja ose mbajtja e një llogarie.

Kërko që çdo tarifë të të shpjegohet dhe të jetë e shkruar qartë në kontratë. Tarifat e vogla, të mbledhura së bashku, mund të ndryshojnë çmimin real të kredisë.

5. Kushtet e shlyerjes: po nëse e mbyll kredinë më herët?

Mund të ndodhë që të kesh mundësi ta shlyesh kredinë para kohe. Por a të kushton kjo diçka?

Pyet për:

  • Shlyerjen e parakohshme: a lejohet dhe me çfarë kushtesh;
  • Kamatëvonesat: çfarë ndodh nëse vonon një pagesë;
  • Kushtet e tjera të kontratës që mund të ndikojnë tek ti më vonë.

Është më mirë t’i dish këto përpara se të firmosësh, jo pasi të kesh nevojë për to.

Para se të firmosësh, krahaso

Kur e ke kuptuar çdo pikë më lart, hapi i fundit është krahasimi. Krahaso ofertat për të njëjtën shumë dhe të njëjtin afat, sepse vetëm kështu mund të shohësh diferencën reale mes tyre.

Në iavlen.al mund t’i krahasosh ofertat lehtë në një vend të vetëm, përpara se të marrësh vendimin.

Para se të firmosësh. Ia vlen.

Hyr në iavlen.al dhe krahaso ofertat. Ruaje këtë shkrim ose dërgoja dikujt që po mendon të marrë një kredi.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.