Gregor Gjeluci është një nga emrat më në zë në tregun imobiliar të Tiranës, i njohur për mënyrën autentike me të cilën i qaset çdo prone që përfaqëson. Ai nuk shet thjesht apartamente – ai ndërton ura besimi dhe krijon përvoja reale për klientët e tij.
Me një sy të hollë për detajet dhe aftësi të veçanta komunikimi, Gregori e ka kthyer rrjetin social në një mjet efikas për të treguar prona në mënyrë transparente, duke e shndërruar çdo video në një eksperiencë vizuale të besueshme.
Në podcastin “By Xhulio”, ai ndau bindjen se suksesi nuk vjen nga fati, por nga përgatitja, puna dhe vetëbesimi – të ndërtuara mbi fitore të vogla.
Nga një konsulent i përkushtuar, Gregori sot është negociator për pronat elitare, duke zotëruar një njohje të thellë të tregut, veçanërisht të zonave më të shtrenjta dhe më të lira në Tiranë.
Me perspektivë në rritje përmendi zonën e Paskuqanit në Tiranë, dhe bregdeti po merr vëmëndjen e pronave elitare.
I pyetur se cila ishte kontrata e parë, ai kthehet pas kohë ku kujton se kotrata ishte rreth 140 euro.
Gregor Gjeluci thotë se aftësi kyçe që të jep puna në real estate, është durimi, virtyt të cilin ai e ka kthyer në armën e tij më të fortë.