Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Ajri Drishti, ylli i vogël i familjes që frymon art…

Në një familje ku arti është gjuhë e përditshme, edhe më të vegjlit shkëlqejnë me dritën e tyre. Kështu është Ajri Drishti,vajza e vogël e artistit Ismet Drishti, një vajzë e qeshur, e çiltër dhe e talentuar që po rritet mes notave të muzikës, hapave të baletit dhe ëndrrave të mëdha që ndajnë një destinacion: skenën.

Ajri është pjesë e Liceut Artistik dhe që në moshë të vogël ka treguar pasion të veçantë për pianon dhe baletin, dy disiplina që kërkojnë përkushtim, durim dhe shpirt të ndjeshëm. Ajo ka marrë pjesë dhe është vlerësuar me çmime në disa prej kompeticioneve më të njohura brenda dhe jashtë Shqipërisë, së bashku me vëllain e saj Drinin – dyshja e artë që po rritet në skenë si në shtëpi.

Çmimet e fituara nga Ajri Drishti për piano dhe balet:

13th International Music Competition “Dinu Lipatti” – Tivoli, Romë – Piano

Festivali Ndërkombëtar “Pianisti i Ri – EPTA” – Edicioni i 28-të – Piano

Konkursi Ndërkombëtar “Pjetër Gaci” – Edicioni i 24-të – Piano

Konkursi Ndërkombëtar “Tirana Talent” – Edicioni i 16-të – Piano

Adriatik Dance Fest – Edicioni i 16-të – Balet klasik dhe modern

Por përveç çmimeve dhe performancave, ajo që e bën Ajrin të veçantë është energjia e saj e pastër dhe natyraliteti që të magjeps. Në një bisedë të sinqertë, ajo tregoi se ëndërron që vitin e ardhshëm të këndojë një duet me vëllain e saj Drinin në Festivalin e Këngës për Fëmijë. “Do të ishte shumë bukur,” tha ajo me sytë që i ndriçonin, “sepse ai është shembulli im. Edhe pse kam fituar çmime vetë, unë dua të eci në gjurmët e tij… dhe të babit.”

Ajri është tipikja motër e vogël që grindet me vëllanë për gjëra të vogla. Por pas këtyre grindjeve fshihet një dashuri e thellë dhe një admirimi i sinqertë. Për të, Drini është një model suksesi – i thjeshtë, i përulur dhe gjithmonë i gatshëm për ta ndihmuar.

Duke i dëgjuar të dy fëmijët, është e qartë që rruga që kanë zgjedhur nuk është rastësi. Babai i tyre, regjisori Ismet Drishti, është figura frymëzuese që i ka rritur mes muzikës, skenës dhe pasionit për krijimtarinë. Në këtë shtëpi nuk mungon as humori, as vallëzimi, as kënga dhe as idetë e reja artistike që lindin çdo ditë.

Ajri Drishti është shumë më tepër se një vajzë e talentuar. Ajo është zëri i ëmbël i një brezi të ri që nuk ka frikë të shprehë ndjesitë, të vallëzojë ëndrrat dhe të kërkojë hapësirën e vet në një botë që shpesh harron t’i dëgjojë fëmijët.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use