Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Në kërkim të vetes brenda një bote që na mëson ta shmangim atë…

Në episodin më të fundit të Podcast “Success Made In Albania”, pata kënaqësinë të bisedoja me Fridzin, një udhërrëfyes shpirtëror dhe life coach që ndihmon individët të rikthehen tek vetvetja në një botë që shpesh i largon nga brendia e tyre.

Fridzi nuk të jep receta të shpejta. Ai të fton të ndalesh. Të heshtësh. Të dëgjosh atë zë që kemi mësuar ta mbysim: zërin e së vërtetës sonë.
Në një nga mesazhet e tij më prekëse thotë: “Zoti është misteri më i madh, sepse nga fillesa e çdo gjëje, Ai i fshihet vetes. Në kërkimin shpirtëror, është Zoti në ty që kërkon veten.”

Kjo bisedë nuk ishte një intervistë. Ishte një udhëtim për të kuptuar çfarë do të thotë të jesh i pranishëm, të ndriçosh dritën tënde të brendshme dhe të mos presësh që jeta të të zgjojë me dhimbje.

Folëm për:

Iluzionin e sigurisë që na ofron bota materiale,

Përtacinë që e mbulojmë me argëtime të shpejta,

Mungesën e thellë të pranisë që na shkakton ankth,

Dhe mbi të gjitha, për rrugën e kthimit tek vetja – hap pas hapi, me besim.

Ky episod i dedikohet çdo kujt që është lodhur duke kërkuar jashtë vetes atë që ndoshta ka qenë gjithmonë brenda.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use