Në një marrëdhënie, konflikti është i pashmangshëm – por mënyra se si çiftet e trajtojnë atë bën të gjithë ndryshimin. Sipas hulumtimeve të kryera nga Instituti Gottman, çiftet që i rregullojnë mosmarrëveshjet me shpejtësi kanë më shumë gjasa të kenë marrëdhënie afatgjata dhe të shëndetshme. Iniciativa për të qetësuar situatën menjëherë pas një zënke është një nga parashikuesit më të fortë të suksesit në çift.
Ekspertët e Institutit theksojnë se nuk është nevoja për zgjidhje të mëdha apo gjeste dramatike – edhe veprime të vogla kanë ndikim të madh. Një buzëqeshje, një përqafim, një shaka në momentin e duhur apo pranimi i ndjenjave të partnerit mund të shërbejnë si ura lidhëse, duke parandaluar që distanca emocionale të thellohet.
Zvarritja e tensionit ose mbajtja e inateve, në të kundërt, krijon një ndarje të padukshme mes partnerëve që me kohë shndërrohet në ftohje emocionale. Hulumtimet tregojnë se çiftet që dështojnë të ndërmarrin hapa për pajtim pas konflikteve, rrezikojnë të bien në cikle të përsëritura të zemërimit dhe largimit emocional.
Në fund të ditës, aftësia për të kërkuar paqe, për të dëgjuar me mirëkuptim dhe për të dhënë dashuri edhe në momentet e vështira është ajo që mban marrëdhënien të fortë. Siç thonë ekspertët e marrëdhënieve: nuk është mungesa e konflikteve ajo që e mban një çift bashkë, por mënyra se si ata i përballojnë ato.