Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

“Nuk shesim vetëm udhëtime, shesim besim”, historia e Blenard Gilës dhe Manu Travel

Në një treg ku konkurrenca është e fortë dhe klientët kanë gjithnjë e më shumë zgjedhje, ka biznese që arrijnë të dallohen jo vetëm për shërbimin që ofrojnë, por për mënyrën se si ndërtojnë besimin. Një prej tyre është [Manu Travel] kompania e themeluar nga Blenard Gila, i cili e nisi rrugëtimin e tij si punonjës dhe sot drejton një brand që synon të jetë sinonim i standardit dhe korrektësisë.
I ftuar në “Podkastin e Suksesit”, Benardi ndau historinë e tij personale, sfidat e sipërmarrjes dhe filozofinë që ka ndërtuar biznesin e tij ndër vite.
Para se të hapte biznesin e tij, Blenardi kishte punuar për vite në të njëjtën industri, duke kaluar nga pozicione të zakonshme deri në role menaxheriale. Pikërisht kjo eksperiencë, sipas tij, e ndihmoi të kuptonte si mendon një punonjës, por edhe si funksionon drejtimi i një kompanie.
“Karriera nis me hapa të vegjël, duke kërkuar më shumë nga vetja dhe duke u përmirësuar çdo ditë,” – shprehet ai.
Vendimi për të hapur biznesin nuk erdhi me një “plan B”. Ishte një hap i marrë mbi bazën e vizionit dhe standardit që kërkonte nga vetja. Megjithatë, fillimet nuk ishin të lehta. Të jesh një emër i panjohur në treg do të thotë të përballesh me sfida të vazhdueshme, të marrësh vendime të rëndësishme dhe mbi të gjitha të fitosh besimin e njerëzve.
Sipas Blenardit, momenti më i rëndësishëm ishte kur klientët filluan të riktheheshin. Pikërisht aty ai kuptoi se biznesi nuk po shiste thjesht paketa turistike, por po ndërtonte besim.
Për të, marketingu më i fortë nuk janë reklamat, por klientët e kënaqur që të rekomandojnë tek të tjerët. Kjo është arsyeja pse marrëdhënia me klientin mbetet në qendër të filozofisë së kompanisë.
Manu Travel, më shumë se një agjenci udhëtimesh
Manu Travel ofron paketa turistike, udhëtime të personalizuara, organizime individuale dhe në grup, duke u përshtatur me çdo kategori klientësh – nga udhëtimet ekonomike deri tek eksperiencat luxury.
Por, sipas Blenardit, kompania nuk shet vetëm udhëtime. “Ne shesim standard, besim dhe vizion.”
Ai shpjegon se sot shumë njerëz mund t’i rezervojnë vetë biletat apo hotelet online, por ajo që ofron një agjenci profesionale është eksperienca, siguria dhe shmangia e gabimeve. Kur udhëton me ta, klienti nuk merret me stresin e organizimit, sepse çdo detaj është menduar më parë.
Një nga sfidat më të mëdha për çdo sipërmarrës është delegimi. Benardi pranon se edhe kjo kërkon kujdes dhe kontroll, por ai beson fort tek puna në grup.
“I njëjti shërbim që jep Bledi, duhet ta japë edhe skuadra.”
Sipas tij, një biznes nuk duhet të varet nga prezenca e vazhdueshme e pronarit. Nëse gjithçka funksionon vetëm kur pronari është aty, atëherë ai nuk ka ndërtuar një kompani, por thjesht një vetëpunësim.
Në marrëdhënien me stafin, ai vlerëson jo vetëm pagën, por edhe energjinë, motivimin dhe trajtimin me dinjitet.
“Disiplina është e rëndësishme, por edhe fryma e mirë në punë.”
Duke folur për turizmin shqiptar, Blenardi thekson se mikpritja nuk mjafton. Sipas tij, çelësi kryesor mbetet shërbimi.
“Klientët nuk rikthehen për godinën, por për eksperiencën.”
Ai mendon se Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm falë natyrës dhe kulturës, por ende ka nevojë për më shumë investime në infrastrukturë dhe akomodim, në mënyrë që standardi i turizmit të rritet në nivel ndërkombëtar.
Për Blenardin, sipërmarrja është forma më e bukur e karrierës, por vetëm kur bëhet me pasion.
“Gjërat që bëhen pa pasion nuk kanë vazhdimësi.”
Ai beson se disiplina është ajo që e mban një njeri në lojë edhe kur motivimi bie. Sepse motivimi mund të ndryshojë nga dita në ditë, ndërsa disiplina është ajo që të shtyn të vazhdosh përpara edhe në momentet më të vështira.
Një tjetër filozofi e tij është marrja e përgjegjësisë personale.
“Nëse fajëson të tjerët, do të thotë që jetën tënde e kontrollon dikush tjetër. Kur thua ‘fajin e kam unë’, atëherë kërkon zgjidhjen.”
 Familja mbi gjithçka
Edhe pse biznesi kërkon energji dhe kohë, Blenardi thotë se familja mbetet prioriteti kryesor. “Nëse nuk je prezent në familje dhe nuk ke kohë për fëmijët, çdo gjë tjetër është e kotë.”
Ai pranon se në fillimet e biznesit balanca mes jetës personale dhe punës ishte shumë e vështirë, por me kalimin e viteve ka mësuar ta ndërtojë më mirë këtë ekuilibër.
Sot, pas gati një dekade pune, [Manu Travel] po zgjerohet edhe në fushën e real estate, duke ndjekur të njëjtën filozofi: standard, korrektësi dhe besim.
Synimi i Blenard Gila është i qartë: kur njerëzit të dëgjojnë emrin Manu, të mos mendojnë thjesht për një agjenci udhëtimesh, por për një brand që u jep siguri dhe besim.
0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.