Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Hyrida Basha në “Podcastin e Suksesit” – Jepi trupit dhe mendjes atë që meritojnë

Në një bisedë që shkoi përtej dietave dhe këshillave ushqimore, Hyrida Basha – nutricioniste dhe dietologe klinike – ndau me ne jo vetëm ekspertizën e saj të thellë, por edhe mënyrën se si e lexon jetën, sfidat dhe njeriun. Ishte një takim i vërtetë me mendimin.

Nuk folëm vetëm për vitaminën D apo rolin e turmerikut në sistemin imunitar. Folëm për atë që nuk ta thonë shpesh: për mënyrën si ushqimi lidhet me emocionet, për shpërfilljen që i bëjmë trupit kur jemi të lodhur mendërisht, dhe për ciklet e frikshme që krijojmë pa e kuptuar — që nga pagjumësia, deri te izolimi emocional.

Por ajo që më la mbresa ishte mënyra si Hyrida reflekton për jetën. më qetësi, e thellë dhe e thjeshtë në mendime, Hyrida na tregoi se:
“Të të prekë jeta nuk do të thotë të bëhesh e ftohtë. Do të thotë të zgjidhësh pa u shndërruar.”

Kjo qasje ndaj sfidave, humbjeve apo trysnive të përditshme nuk ishte thjesht filozofike – ishte reale, e jetuar. Ajo nuk u mjaftua me rolin e profesionistes që të ndan porcionin e duhur të kalorive, por foli si njeri që i ka parë dobësitë, si femër që i është dashur të thotë “jo” shumë herë, si një mendje që e di sa e shtrenjtë është qetësia mendore.

Sigurisht, ndamë edhe shumë informacione praktike: si ndikon mikrobiota në shëndetin tonë, pse fëmijët po përballen gjithnjë e më shumë me çrregullime të të ngrënit, dhe si mund ta ndihmojmë veten përmes zgjedhjeve të thjeshta e të qëndrueshme. Por më e rëndësishmja ishte thelbi: çdo proces shërimi nis nga vetëdijësimi, jo nga ndalimi i bukës.

Nëse do të dëgjosh një zë që të flet si mik, si profesionist dhe si mendje e kthjellët, të sugjeroj ta dëgjosh këtë episod. Sepse në një botë zhurmash e “shpejt e shpejt”, Hyrida Basha të kujton rëndësinë e rrënjëve, të kujdesit me dashuri dhe të durimit që nuk të braktis.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.