Familja Mbretërore Shqiptare është shtuar me një anëtar të ri. Princi Leka dhe bashkëshortja e tij, Blerta Celibashi, janë bërë prindër të një djali, i cili ka ardhur në jetë në orët e para të mëngjesit të 10 korrikut 2026.
Vogëlushii i është vendosur emri Aleksandër, një emër me simbolikë të veçantë në traditën mbretërore.
Në një mesazh publik familja mbreterore i uroi mirëseardhjen në jetë Princit Aleksandër dhe përcolli falenderimet për stafin mjekesor te spitalit Mbretëresha Geraldine
Ky lajm i gëzueshëm vjen vetëm pak muaj pas martesës private të Princit Leka dhe Blerta Celibashit, e cila u zhvillua në mars të këtij viti. Çifti kishte bërë publike marrëdhënien e tyre rreth një vit më parë, ndërsa tashmë festojnë ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë, duke hapur një kapitull të ri në jetën familjare.