Ekspertët e sigurisë kanë paralajmëruar turistët që mos të shkruajnë adresën e shtëpisë në bagazhet e tyre, sepse kjo mund të jetë një ftesë për hajdutët. Sipas Carlos Dhunay nga Telcam Security, një etiketë me adresën e saktë është si të thuash: “Shtëpia është bosh” Hajdutët mund të përdorin këtë informacion për të shënjestruar shtëpi të zbrazëta.

Në vend të adresës, ekspertët sugjerojnë të vendosni vetëm një numër telefoni ose email, që linjat ajrore të mund të kontaktojnë nëse bagazhi humbet. Kjo mënyrë është më e sigurt dhe nuk i jep hajdutëve asnjë informacion për vendndodhjen e shtëpisë suaj.

Një tjetër gabim që shpesh bëhet është postimi në rrjetet sociale gjatë pushimeve. Ekspertët thonë se është më mirë të postoni fotot pasi të jeni kthyer në shtëpi, sepse publikimi i menjëhershëm i vendndodhjes suaj tregon se jeni larg dhe shtëpia është bosh.
Sipas kompanisë së sigurimeve Go Compare, postimet publike gjatë pushimeve mund të ndikojnë edhe te mbulimi i sigurimit të shtëpisë. Siguruesit presin që të merren masa për mbrojtjen e shtëpisë, dhe postimet që tregojnë se jeni larg mund të interpretohen si neglizhencë.