Danimarka po përgatitet të bëhet vendi i parë në Evropë që e konsideron përmbajtjen e rreme të gjeneruar nga inteligjenca artificiale si shkelje të të drejtave të autorit personal.
Ligji i ri, i cili pritet të hyjë në fuqi deri në fund të vitit 2025, synon të mbrojë qytetarët dhe artistët nga përdorimi i paautorizuar i imazhit, zërit dhe performancave të tyre, veçanërisht kur përfshihen materiale eksplicite, mashtrime apo dezinformim politik. Ministri i Kulturës, Jakob Engel-Schmidt, e përshkroi nismën si një hap të domosdoshëm në një epokë ku “qeniet njerëzore mund të kalojnë nëpër makinën dixhitale të kopjimit”.
Ligji do të lejojë ende satirën dhe parodinë, por do të vendosë gjoba të mëdha për platformat që nuk zbatojnë rregullat – me synimin që kjo nismë të shërbejë si model për një qasje të unifikuar në nivel evropian.