Në Monako, një nga destinacionet më ekskluzive në botë, çmimi për një metër katror pasuri të paluajtshme kap vlerën mesatare prej 5,000 deri në 11,000 dollarë, varësisht nga zona.

Monte-Carlo dhe Larvotto janë zonat më të shtrenjta, ku një studio e vogël mund të kushtojë sa një vilë në qytetet e tjera të Evropës. Madje, 1 milion dollarë mjaftojnë vetëm për një vend parkimi.
Kombinimi i vendndodhjes magjepsëse, politikës tatimore ultra-favorshme dhe mungesës ekstreme të tokës e kanë bërë Monakon sinonim të luksit.
Njerëzit më të pasur të botës, princa, biznesmenë dhe yje botërorë investojnë në Monako jo vetëm për jetesën – por për statusin që sjell një adresë këtu.
Në këtë principatë të vogël, toka është më e vlefshme se ari – dhe çdo hap është një investim në ekskluzivitet dhe privatësi.