Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Emma Grede, sipërmarrësja që po ripërcakton modën dhe diversitetin në botë

Emma Grede, biznesmene britanike dhe bashkëthemeluese e Good American dhe Skims, po bëhet një nga figurat më me ndikim në modë dhe sipërmarrje. Me markën inclusive Good American, ajo sfidoi normat duke ofruar veshje në gamë gjerë madhësish dhe body positivity – duke regjistruar $1 milion shitje në ditën e parë të lançimit =.

Si partner themelues i Shapewear brand Skims së bashku me Kim dhe Jens Grede, Emma ka ndihmuar në ndërtimin e një imperiumi me vlerë mbi $4 miliardë, duke zgjeruar diversitetin e ngjyrave dhe madhësive për klientët nga e gjithë bota.

Grede ka shkruar histori si grua e parë me ngjyrë që investoi si mysafire në Shark Tank, duke kapitalizuar platformën për të mbështetur sipërmarrjet e grave – veçanërisht të grave me ngjyrë – dhe për të ndryshuar rrjedhën e pasurive për komunitetet e margjinalizuara.

Në 2025, u emërua ndër gratë biznesmene më të fuqishme në listën “CNBC Changemakers” për mbështetjen e saj aktive të Fifteen Percent Pledge, nismës që kërkon që bizneset e mëdha të edukohen për të rezervuar 15% të hapësirës së rafteve për produkte nga ndërmarrjet e zotëruara nga komuniteti i Zi.

Së fundmi, ajo nisi bashkëpunimin me dizajneren Kristin Juszczyk për të lansuar markën sportive Off Season, në partneritet me NFL dhe Fanatics – një projekt që shënon zgjerimin e saj mbi modën dhe pasqyron lidhjen me kulturën dhe përfaqësimin sportiv.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use