Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Privatësia në rrezik, Wi-Fi mund të të ndjekë kudo

Shkencëtarë nga Universiteti “La Sapienza” i Romës kanë zhvilluar një sistem të ri gjurmimi, të quajtur WhoFi, që identifikon dhe ndjek njerëzit duke përdorur vetëm sinjalet Wi-Fi. Teknologjia lexon mënyrën sesi valët e Wi-Fi-t përplasen dhe reflektohen nga trupi, duke krijuar një “shenjtë biometrike” unike për çdo individ — të gjitha këto pa nevojën e telefonit, kamerave apo pajisjeve të dukshme.

Ndryshe nga përpjekjet e mëparshme që arrinin deri në 75% saktësi, WhoFi përdor rrjete nervore artificiale dhe routera Wi-Fi të zakonshëm, duke arritur një saktësi mbi 95%. Sipas studiuesve, kjo teknologji funksionon edhe në errësirë, përmes mureve dhe në ambiente të bllokuara, duke e bërë më të fuqishme se shumë sisteme tradicionale me kamera.

Potenciali i saj është i madh: nga analiza e lëvizjes së klientëve në dyqane deri tek përdorimi nga policia dhe agjencitë e sigurisë. Megjithatë, kjo ngre edhe shqetësime serioze mbi privatësinë, pasi individët mund të gjurmohen pa dijeninë dhe pëlqimin e tyre, në hapësira publike apo private.

Teknologjia është ende në fazë eksperimentale, por fakti që bazohet te pajisje të lira dhe të disponueshme gjerësisht nënkupton se mund të zbatohet në shkallë të gjerë më shpejt sesa pritet. Ekspertët paralajmërojnë se kjo do të kërkojë rregullore të reja dhe diskutim publik për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use